Shpëtim Saraçi në SHBA, ja çfarë po ndodh me jetën e tij

30.08.2017 21:41

Lajmi se kompozitori Shpëtim Saraçi do të nisë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri bujë disa javë më parë. Pas lajmit reagoi edhe vetë kompozitori i cili tha se largimi nuk ishte përfundimtar.

Por Blitz ka siguruar disa foto të Shpëtimit në aeroportin "John Kennedy" në New York që tregojnë se kompozitori është nisur për në Shqipëri.

Nuk dihet për çfarë arsye po kthehet Shpëtimi por duke qenë se e shoqja, Mira Konçi nuk është me të, tregon se kthimi nuk është definitiv.