Para Big Brother nuk kishte dyshek, sot Ejona bën xhiro me super makinë

30.08.2017 18:54

Ndonëse aventura e tyre në Big Brother nuk zgjati shumë, Ejona dhe Ademi ishin një nga çiftet më të komentuara. Fakti që ata deklaruan se kishin vështirësi ekonomike e nuk kishin fjetur asnjëherë në dyshek, preku zemrat e publikut.

Mirëpo pas daljes çifti dolën zbuluar kur Ejona tha se kishin para për të blerë dyshekun e madje kishin para edhe në llogari bankare.

Por përveç këtyre, çifti duket se kanë në pronësi edhe një makinë të tyre me të cilën ka bërë foto sot Ejona.

Çifti duket se janë rregulluar edhe nga gjendja ekonomike pasi Ademi pas Big Brother gjeti punë dhe pak ditë më parë ata ishin edhe me pushime me djalin e vogël./Tabloid.al