Si perëndeshë. Xhensila publikon foton e parë nga seti fotografik i dasmës

30.08.2017 17:24

Për albumin e tyre të martesës, Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur një vend magjik...

Çifti ka pozuar në vilën Carlotta në bregun mahnitës të liqenit të como-s në Itali. Një foto nga seti ka publikuar sot Xhensila ku duket si perëndeshë.

Dy ditë më parë Xhensila festoi edhe Festën e Beqarisë ndërsa pritet edhe Festa e Beqarisë së Besit i cili me siguri do ta festojë sot ose nesër duke qenë se më 1 shtator çifti martohet.