Zhvendosja në Zvicër? Jo, ka një arsye tjetër pse Floriana u largua nga 'Jo vetëm modë'

30.08.2017 15:55

Pas lajmit të fejesës, menjëherë Floriana deklaroi edhe largimin nga emisionin i saj "Jo vetëm modë" pak javë më parë.

Ndërkohë që Floriana u largua, janë përhapur fjalë se vendin e saj do e zërë bukuroshja Nevina Shtylla.

Pas këtyre lajmeve, Floriana ka reaguar me një postim në Instagram që tregon shumë.

"Kur një lule nuk lulëzon duhet të rregulloni ambientin ku ajo rritet dhe jo lulen", shkruhet në foto.

Kjo fjali lë të kuptohet se nuk ka qenë zhvendosja në Zvicër, arsyeja e largimit nga "Jo vetëm modë", por duket se gjërat nuk kanë shkuar aq mirë në vendin ku ajo punonte.