Nuk do ta besoni kë ka ftuar në dasmën e tij Getoari

30.08.2017 15:35

10 shtatori është dita e shumëpritur për Getoarin dhe Marinën të cilët do t'i japin fund beqarisë në një dasmë madhështore.

Dy ditë më parë u zbuluan edhe ftesat ndërsa disa prej VIP-ave konfirmuan pjesëmarrjen duke e publikuar ftesën në Instagram.

Ndër të ftuarit është edhe një reper që nuk i përket labelit të "Babastars". Bëhet fjalë për Stresin.

Reperi ka konfirmuar pjesëmarrjen duke publikuar ftesën në Instagram. "Urimet më të mira. Zoti ju bekoftë", shkruan Stresi në frëngjisht.

Ndërkohë ende nuk dihet se kë reperë të tjerë jashtë "Babastars" ka ftuar Getoari.