Tronditëse: Babai nga Kosova vret foshnjën e porsalindur

30.08.2017 14:17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Një baba monstër ka vrarë foshnjën e tij duke e hedhur në përrua. E ëma e foshnjës, e identifikuar me emrin Zajnijie Sylemjani, 40 vjeçare, e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait të foshnjës.

Babai, i identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi, 60 vjeçar, dyshohet se ka vrarë foshnjën e porsalindur, pasi nuk e ka pranuar atësinë.

Vrasësi e ka hedhur foshnjën në një përroskë afër shtëpisë së tij në fshatin Letnicë të Vitisë.

Kjo është përroska në Letnicë, ku babai monstër mbyti beben

Gazeta Express ka vizituar shtëpinë ku ndodhi krimi, dhe sipas informacioneve: Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani, 40 vjeçare (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare).

Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identifikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Policia së bashku me ambulancën, trupin e foshnjës së vdekur e kanë gjetur të mbështjellë me batanije në përroin e fshatit Letnicë të Vitisë.

Shtëpia e Xhezmi Kosumit në Viti