'Më futi duart me zor', vajza tregon tmerrin që përjetoi në mes të Shkodrës

30.08.2017 13:57

Pak ditë më parë një 33 vjeçare u sulmua nga një 41 vjeçar. Shtetsja J.G u dhunua nga shtetasi 41 vjeç Arben Doda në vendin e quajtur tek Sahati në Shkodër në lagjen ‘Vasil Shanto’. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë 33 vjeçarja ka rrëfyer për të afërmit e saj të gjithë atë që ka ndodhur.

Sipas burimeve shtetasi Arben Doda që është arrestuar menjëherë pas dhunës ndaj 33 vjeçares e ka ndjekur atë që nga lagja ‘Rus’ derisa e ka dhunuar. “Unë isha duke ecur rrugës kur një person mu afrua shumë afër. Fillimisht nisi që të më ngacmonte me zë të ulët. Unë vazhdova rrugën time dhe nuk i dhashë asnjë përgjigje. Personi vijoi sërish që të më ngacmonte me fjalë por sërish nuk ia vura mendjen. Ai nuk po ndalej dhe kur nisi ta ngrinte zërin i thashë të largohej, raporton ShkodraNews.

Ai person nuk u bind por më pas nisi të më fuste duart me zor duke tentuar të më përdhunojë. Unë nuk e lejova dhe vazhdova rrugën. Këto skena kane vijuar deri tek Sahati kur situata u acarua shumë aq sa deshi të më përdhunonte në mes të rrugës. Unë nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër dhe nxora telefonin dhe arrita të thërras policinë. Personi erdhi më mori telefonin me forcë nga duart duke më kërcënuar.

Aty edhe më ka goditur por për fatin e mirë u largua dhe policia e neutralizoi shpejt. Falë Zotit tani jam më mirë por kam mbetur e shokuar nga ajo që më ka ndodhur. Nuk e kuptoj se një person mund të sillet në atë mënyrë në rrugë dhe se tenton të përdhunojë ashtu. Shpresoj të marrë dënimin e merituar”-ka deklaruar shtetasja J.G.

Burimi: ShkodraNews