Ja kujt ja kopjoi ftesat e dasmës Marina dhe Geti

30.08.2017 13:36

Dasma e Marinës dhe Getoarit po afron, e sa më shumë afron 10 shtatori aq më shpesh po zbulohen detaje nga dasma. Vetëm 2 ditë më parë u zbuluan edhe ftesat të dizenjuara nga Class by Alketa Vejsiu.

Duke qenë se ideja ishte e veçantë, ftesat u komentuan shumë në media, mirëpo një fanse e Tabloid.al ka dërguar një mesazh ku shkruan se ftesat janë të kopjuara nga Geraldina Sposa. 

Për ta vërtetuar këtë, ajo ka dërguar edhe një foto ku shihet e njëjta ide: xham me petale brenda.

"Si jeni Tabloid. Une koleksionoj ftesat e Xheraldines se me pelqejne shume. Te kjo sfilata shkon motra ime cdo vit une e shkreta koleksionoj ftesat. Po me beri pershtypje nje gje. Keto qe bejne sikur kane bo shpikje. Kane marre ftesat e Xheraldines 2016 me te 2017 dhe kane nxjerr ftesen e vet. Gjasme "ide origjinale". Ja mora une 2 petale nga bacja e ja shtova. A nuk eshte njesoj. Kopjaca", shkruan fansja e Tabloid.al.