Adi Krasta largohet nga 'E diell', ja ku do e shihni së shpejti

29.08.2017 23:17

Sezoni i ri televiziv po afron, kjo është periudha kur programet televizive rikthehen me ide të reja ose ndryshojnë format ose moderatorë. 

Një tjetër program që do të ndryshojë moderatorin këtë sezon është "E diell".

Sipas Blitz.al, Adi Krasta nuk do të drejtojë më "E diell", por një program të ri.

Bëhet fjalë për një format të “late night show”, format i ngjashëm me atë të Jimmy Fallon apo Jimmy Kimmel. Programi do të transmetohet të shtunave në mbrëmje.