Kërcënon vajza shtatzënë: 4000 pëlqime ose do të abortoj

29.08.2017 23:07

Numri i pëlqimeve në fotot e postuara në rrjete sociale është kthyer në fiksim për njerëzit. Rasti më i fundit është i një vajze të re e cila ka postuar foton e saj me barkun e rrumbullakosur dhe kërcënon se nëse nuk merr 4000 pëlqime do e abortojë bebin.

"4 muaj shtatzënë, 4000 pëlqime dhe unë nuk do të abortoj", shkruan në Twitter vajza me emrin Saipainting.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për më tepër ka marrë jo 4000, por 10.000 pëlqime.

Pasi postimi i saj u bë viral, ka reaguar edhe babai i fëmijës. "Në vend që të më thoje se është fëmija im, ti vendose të shkruash në Twitter këtë budallallëk?", shkroi ai në Twitter.

Pas kësaj, ajo i ka shkruar: "Më vjen keq që e more vesh kështu. Prandaj të kërkova para por ti më bëre bllok. Më blloko përsëri"./Tabloid.al