Flash

Shpërthen zjarri në repartin e përpunimit të baterive në Elbasan

Lapsi.al 22 May 2026
Shpërthen zjarri në repartin e përpunimit të baterive

Një vatër zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një repart të përpunimit të baterive në qytetin e Elbasan, duke shkaktuar momente paniku dhe alarmi për bizneset që ndodheshin pranë zonës industriale. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur flakët kanë shpërthyer brenda repartit dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga materialet e ndodhura në ambientet e brendshme të objektit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në repartet dhe bizneset përreth. Në operacionin për vënien nën kontroll të situatës janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për disa minuta në kushte të vështira për shkak të tymit dhe rrezikut që paraqisnin materialet brenda repartit.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë e vendosur brenda repartit të përpunimit të baterive. Megjithatë, shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas ekspertizës teknike dhe hetimeve të nisura nga autoritetet kompetente.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende në proces vlerësimi. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 22 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI