Flash

Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Elezi paraqitet në SPAK

Lapsi.al 22 May 2026
Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Elezi paraqitet në

Ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Elezi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ky i fundit akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa janë në proces gjyqësor në fashikullin e parë edhe ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi dhe të tjerët. Akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë.

Elezi u mor nën akuzë vitin e kaluar nga SPAK. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani). Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 22 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI