Flash

Goxhaj pas deportimit nga Izraeli: Njërin e qëlluan me armë, mua më rrahën në grup

Lapsi.al 22 May 2026
Goxhaj pas deportimit nga Izraeli: Njërin e qëlluan me armë, mua

Baki Goxhaj, i pranishëm në Flotiljen ku u dhunuan dhjetëra aktivistë në Izrael, është rikthyer i sigurt në Shqipëri. Në një intervistë për Top Channel, Goxhaj tregoi gjithë çfarë kishte përjetuar në Izrael.

“Një nga anëtarët e anijes sime e qëlluan me armë në këmbë dhe pas një plage të madhe u detyruan ta merrnin që ta mjekonin gjatë natës. Pas dy ditësh mbërritëm në port dhe na nxorën në mënyrë të dhunshme nga anija.

Mua më mbajtën të fundit dhe bënë të njëjtën gjë duke më rrahur në grup, njëjtë si të tjerët më parë. Më pas na çuan në tendë, ku siç duket në video është i pranishëm edhe ministri. Unë isha aty i lidhur me ballin tonë dhe e pashë me sytë e mi ministrin dhe isha dëshmitar i dhunës.

Ai foli hebraisht, nuk e kuptuam, por kishte thirrje “Free Palestine” dhe ata që e bënë u rrahën. Nuk na lejohej të shikonim anash apo të ngrinim kokën dhe na thoshin të qëndrojmë vetëm drejt. Nuk u ndjeva i rrezikuar për jetën, por ata nëse ndjehen të rrezikuan, qëllojnë. Nuk e bëjnë të madhe”, tha Goxhaj.

Goxhaj tregoi se gjatë procedurave të regjistrimit janë marrë në pyetje nga autoritetet izraelite, të cilat i kanë pyetur pse po përpiqeshin të “thyenin ligjin izraelit”.

“Kaluam një procedurë regjistrimi, ku kishte kamera. Nuk pati dhunë ndaj nesh, por kur kalonin ushtria apo policia, ishin më pak të sjellshëm. Dhamë arsyet pse ishim aty dhe një nga pyetjet ishte: “Pse përpiqesh të thyesh ligjin izraelit?” U përgjigja: “Ne nuk përpiqemi të thyejmë ligjin. Rrethimi i Gazës është i paligjshëm dhe është e drejta jonë të përpiqemi ta ndryshojmë. Jemi në të drejtën tonë për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza.”, tha ai.

Më tej, Goxhaj foli për mbështetjen e shtetit shqiptar, ku tha se ishte i kënaqur dhe se është pritur shumë mirë nga konsulli ynë në Stamboll. “Ambasadorja jonë në Izrael kishte dalë në aeroport për të më përshëndetur. E falënderoj për këtë; ishte e vetmja ambasadore që pashë. Konsulli ynë në Stamboll më ka pritur ngrohtësisht dhe më ka siguruar rroba. Ne erdhëm në Stamboll me uniformat e burgut. Jam ndjerë mirë nga respekti dhe mënyra njerëzore me të cilën jam trajtuar. Në vija të përgjithshme, me shtetin shqiptar jam shumë i kënaqur”, shtoi ai.

Në lidhje me pjesëmarrjen, ai zbuloi se “Pjesëmarrësit kanë qenë nga mbi 50 shtete. Ishte një pjesëmarrje masive; kemi qenë mbi 400 veta dhe rreth 60 anije”.

Pyetjes së Sidorela Gjonit, nëse do të shkojë sërish, ai u përgjigj: “Realisht nuk jam trembur. Isha përgatitur emocionalisht dhe fizikisht për dhunën fizike dhe kjo nuk ka lënë gjurmë të thella psikologjike deri tani. Nuk është një vendim që e marr tani, por mbetet një mundësi e hapur”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI