Flash

E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën teksa notonte në det

Lapsi.al 22 May 2026
E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën teksa notonte

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Cadimare-s në Itali, ku një i ri shqiptar humbi jetën pasi u sëmur teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve. Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas vetëm pak javësh.

Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik. Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.

Ishte një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe ngriti menjëherë alarmin, me dy të rinj që u hodhën menjëherë në ujë pa hezituar dhe arritën ta nxirrnin shqiptarin në breg.

Mjekët dhe infermierët luftuan për gati një orë për ta rikthyer në jetë 22-vjeçarin shqiptar, por pavarësisht përpjekjeve intensive, zemra e Amblerit nuk rifilloi më të rrihte.

Autoritetet italiane bënë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale dhe sendeve që ai kishte lënë në breg. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian.

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë. Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe sh...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI