Flash

Dhuna ndaj kreut të AKU Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës

Lapsi.al 22 May 2026
Dhuna ndaj kreut të AKU Shkodër, dyshohet për shkak të

Policia e Shkodrës vijon punën për identifikimin e autorit që dhunoi me sende të forta drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ramir Haderi, por dëshmia e këtij të fundit nuk ka ndihmuar grupin e hetimit.

Në dëshminë që ka dhënë përpara policisë, Ramir Haderi thotë se nuk e di kush e ka goditur.

“Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi.”

Nga goditja, drejtori i AKU ka marrë një dëmtim në vetull, për të cilin mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Haderi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di arsyen e sulmit.

“Nuk e di përse më goditi. Nuk kam konflikte me njeri. Bëj punën normalisht.”

Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të premte edhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por deri tani autori I dyshuar nuk është identifikuar.

Sipas policisë, një nga pistat kryesore është ajo e goditjes për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Në muajin mars, drejtori Haderi dhe 9 punonjës të AKU Shkodër u përfshinë në një hetim lidhur me zhdukjen e rreth 95 tonëve misër të kontaminuar me aflatoksinë, të cilët ishin bllokuar nga autoritetet. Gjithashtu, gjatë javëve të fundit, AKU Shkodër ka kryer disa kontrolle, bllokime dhe gjoba ndaj subjekteve të ndryshme ushqimore.

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë. Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe sh...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI