Flash

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, identifikohen 4 viktima

Lapsi.al 22 May 2026
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, identifikohen 4 viktima

Janë identifikuar 4 personat të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e përplasjes së një kamioni me targa të Kosovës me një makinë. Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se 76-vjeçari nga Kosova me iniciale B.B., i cili po drejtonte kamionin, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në drejtimin e kundërt të autostradës, ku është përplasur me veturën me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. 51 vjeç nga Shkupi. Pas përplasjes, në të dyja automjetet ka shpërthyer zjarr, ku makina dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i makinës me iniciale R.V si dhe pasagjerët A.V. 20 vjeç dhe P.M. 20 vjeç nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 22 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI