Flash

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari

Lapsi.al 22 May 2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. 

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë. Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe sh...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI