Flash

“41 Biss” rikthehet me masa ekstreme sigurie, gati lista me të paktën 27 të dënuar

Lapsi.al 22 May 2026
“41 Biss” rikthehet me masa ekstreme sigurie, gati lista me të

Pas rihapjes së regjimit të posaçëm “41 Biss”, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është hartuar një listë me 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët pritet t’i nënshtrohen këtij regjimi të ashpër sigurie në burgjet ku aktualisht ndodhen.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit HoxhaOsmani, ku njëri prej tyre u përfol pas sekuestrimit të një telefoni celular nga SPAK në IEVP Durrës.

Burimet bëjnë me dije se përfshirja e disa prej tyre në regjimin “41 Biss” lidhet me incidente të fundit apo dyshime për komunikime dhe aktivitet kriminal nga ambientet e burgjeve. Për Safet Bajrin, masa lidhet me incidentin e raportuar me dronin, ndërsa emri i Gjergj Cukalit është përfolur pas vendimit të fundit të Apelit. Po ashtu, Miklova Parubi përmendet pas rastit të gjetjes së lëndëve narkotike në burgun e Burrelit, ndërsa për disa të tjerë dyshohet për përdorim të telefonave dhe komunikime të paautorizuara.

Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian antimafia, konsiderohet një nga format më të forta të izolimit penitenciar. Ai parashikon kontrolle të rrepta, monitorim të vazhdueshëm, kufizim ekstrem të kontakteve dhe ndarje të fortë nga të burgosurit e tjerë, me synimin për të ndërprerë çdo lidhje të mundshme me grupet kriminale jashtë burgut.

Pak ditë më parë, në këtë regjim u përfshi edhe Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur një vit më parë. Hetimet kanë ngritur dyshime se Nuzi vepronte si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen që dyshohet të jetë kryer kundrejt 50 mijë eurove.

Autoritetet penitenciare pritet të zbatojnë regjimin “41 Biss” në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar masat e sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me ndikim në botën kriminale.

Rihapja dhe zgjerimi i këtij regjimi po konsiderohen si një nga lëvizjet më të forta të viteve të fundit në sistemin penitenciar shqiptar, një sinjal i qartë se autoritetet synojnë të vendosin kontroll maksimal dhe të godasin ndikimin e krimit të organizuar edhe brenda qelive të burgjeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI