Flash

Vodhi mbi 2 milion lekë në një dyqan bulmeti, arrestohet autori në Pogradec

Lapsi.al 21 May 2026
Vodhi mbi 2 milion lekë në një dyqan bulmeti, arrestohet autori

Policia ka vënë në pranga autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në Pogradec, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në lagjen nr. 3.

Grabitja ndodhi gjatë orëve të natës, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti duke vjedhur një sasi prej 200 mijë lekësh (të reja).

Komisariati i policisë Pogradec ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një 22-vjeçari duke e dokumentuar ngjarjen me prova ligjore.

I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli. Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e veprës penale të “vjedhjes” ndërsa vijojnë veprimet në prokurorinë e Korçës. Ky ishte rasti i dytë i vjedhjes brenda pak muajve në Pogradec ku në rastin e parë u vodh një argjendari dhe ranë në pranga 2 persona, ndërsa tashmë u arrestua dhe autori i vjedhjes së dyqanit të bulmetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI