Flash

Shqipëria, dritë jeshile për raportin IBAR, Konferenca Ndërqeveritare në 26 MAj

Lapsi.al 21 May 2026
Shqipëria, dritë jeshile për raportin IBAR, Konferenca

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë mesditën e sotme dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, duke shënuar kështu një hap para në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit të IBAR, dosja i kalon COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bëhet edhe sanksionimi formal i mbajtjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Miratimi i pritshmë në COREPER II i hap rrugë mbajtjes së IGC8 më 26 maj.

IBAR, ose Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme, është i lidhur me grupkapitullin e parë “Themeloret”, i cili përfshin fusha të rëndësishme si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe administrata publike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI