Flash

Rasti "Goxhaj"/Arlind Qori: Rama nuk e vë ujin në zjarr as për gjysmën e shqiptarëve

Lapsi.al 21 May 2026
Rasti "Goxhaj"/Arlind Qori: Rama nuk e vë ujin në zjarr as

Qeveria shqiptare ishin e vetmja që nuk reagoi për trajtimin që iu bë aktivistëve të flotiljes globale Sumud, mes të cilëve ishte edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj. Ndryshe ndodhi me vendet e tjera europiane, si Greqia, Italia, Franca, Spanja etj, që bënë minimumin e mundshëm duke thirrur ambasadorët izraelitë në vendet përkatëse, për t'i shprehur shqetësimin në lidhje me trajtimin poshtërues që iu bënë shtetasve të tyre.

Videoja që turpëroi Izraelin/ Pse qeveria shqiptare nuk flet për Baki Goxhajn?

Ndërkohë në Tiranë nuk ka reaguar as opozita, ndërsa forca e vetme politike që ka reaguar është Lëvizja Bashkë që kërkoi rikthimin sa më parë në shtëpi të aktivistit shqiptar. Duke iu referuar heshtjes së ministrisë tonë të jashtme, Arlind Qori u shpreh se nëse "rrëmbehet gjysma e shqiptarëve dhe s'ka për ta vënë asnjë sekondë ujin në zjarr".

"Uroj që trysnia e qeverive evropiane të sjellë lirimin sa më të shpejtë të aktivistit Baki Goxhaj dhe të gjithë aktivistëve të tjerë të cilët, përveçse janë rrëmbyer në ujëra ndërkombëtare nga ushtria izraelite, janë poshtëruar publikisht nga ministri fashist Itamar Ben-Gvir. Të jetë për Edi Ramën, mund të rrëmbehet gjysma e shqiptarëve dhe s'ka për ta vënë asnjë sekondë ujin në zjarr" shkruan Qori në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI