Flash

Izraeli fillon deportimet e 430 aktivistëve të flotiljes, mes tyre edhe shqiptari

Lapsi.al 21 May 2026
Izraeli fillon deportimet e 430 aktivistëve të flotiljes, mes tyre

Izraeli ka filluar procesin e deportimit të qindra aktivistëve që morën pjesë në një flotilje “Sumud” në Gaza, që u përpoq të thyente bllokadën detare të territorit, sipas një grupi ligjor që punon me pjesëmarrësit në mision.

Grupi i ndihmës ligjore Adalah tha të enjten (21 maj) se shumica e aktivistëve të huaj ishin duke shkuar drejt një aeroporti pranë qytetit jugor izraelit të Eilat, nga ku pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Në mesin e 428 aktivistëve të ndaluar nga marina izraelite, është dhe shqiptari Baki Goxhaj.

Videoja që turpëroi Izraelin/ Pse qeveria shqiptare nuk flet për Baki Goxhajn?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se kishte urdhëruar që aktivistët të deportoheshin “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa u distancua nga Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, për shkak të videove që ai publikoi të të ndaluarve të flotiljes, me duart në pranga dhe të përkulur.

Netanyahu argumentoi se Izraeli ka të drejtë të bllokojë “flotiljet provokuese të mbështetësve të organizatës terroriste Hamas”, por vuri në dukje se mënyra se si Ben-Gvir e trajtoi çështjen “nuk është në përputhje me vlerat dhe normat e Izraelit”.

Kujtojmë se Ben-Gvir postoi video në të cilat duket se ecën midis disa prej rreth 430 aktivistëve të ndaluar. Në njërën prej tyre, njerëz me duar të lidhura pas shpine shihen të gjunjëzuar me kokat e përkulura në dysheme, në një hapësirë ​​që i ngjan një qendre të improvizuar paraburgimi në një anije.

Flotilja, e përbërë nga më shumë se 50 anije, u nis nga Turqia javën e kaluar me destinacion Gazën. Organizatorët thanë se qëllimi i tyre ishte të rifokusonin vëmendjen ndërkombëtare në kushtet e jetesës së gati dy milionë palestinezëve në Rripin e Gazës.

Nga ana e tij, Izraeli e përshkroi misionin si një “mashtrim komunikimi në shërbim të Hamasit”, duke pretenduar se nuk kishte asnjë qëllim të vërtetë për të transportuar ndihmë humanitare, pasi anijet transportonin vetëm sasi simbolike furnizimesh.

Sipas faqes së internetit të flotiljes, forcat izraelite filluan të kapnin anijet rreth 268 kilometra larg bregdetit të Gazës. Izraeli kishte kapur edhe 20 anije të tjera nga i njëjti mision më 30 prill pranë Kretës.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi sanksione këtë javë kundër disa aktivistëve evropianë që morën pjesë në flotilje. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, e përshkroi misionin si “pro-terrorist”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI