Flash

Berisha: Shqipëria narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik

Lapsi.al 21 May 2026
Berisha: Shqipëria narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin

Gjatë fjalës në takimin për gratë dhe integrimin të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe fondacioni ‘Jarl Hjalmarson’, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Shqipëria është narkoshteti i parë në Europë.

Sipas tij, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik në vend, duke mbështetur qeverinë.

"Në Shqipëri nuk ka Rusi. Ka drogë dhe një fuqi të jashtëzakonshme që vjen prej saj. Prandaj, në fakt, kartelet e drogës dhe krimi i organizuar nuk lejojnë në këtë vend rrotacionin e pushtetit. Këtu është instaluar një narkoshtet. Ky është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë. Cilat janë pasojat? Shkatërruese’, u shpreh Berisha.

"Nëse në Gjeorgji ‘vëllai i madh’ është Rusia, në Shqipëri nuk është Rusia, por droga dhe kartelet e drogës. Në një situatë të tillë, sigurisht që përballemi me probleme shumë të vështira.

Çfarë kërkojmë ne? Kërkojmë një qeveri teknike dhe zgjedhje normale. Ka pasur probleme të mëdha me Kushtetutën dhe drejtësinë në vend. Kryeministri bllokoi në mënyrë brutale hetimin ndaj zëvendëskryeministres, sepse në fakt ai ishte pas saj në të gjitha veprimet" -tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI