Flash

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO për pasurinë e sekuestruar

Lapsi.al 21 May 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO për pasurinë e sekuestruar

Babai i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej 3 vitesh tashmë, ka dëshmuar sot në 21 maj në Gjykatën e Posaçme.

Mustafa Martinaj ka dhënë shpjegimet e tij për pasurinë. Ai tha se aktivitetin e ka pasur gjithmonë të deklaruar. Kujtoi një çast të veçantë në jetën e tij, duke u shprehur se ka lëvizur me 800 mijë euro në makinë në orët e natës, në kohën e bandave.

Sipas babait të Ervis Martinajt, ai ka vënë në rrezik kokën e tij, duke u marrë me bizneset e familjes.

Deklarata e babait të Ervis Martinajt në GJKKO:

"Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat dhe erdhi në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan.

Banesa u mor mos gaboj nga fundi i vitit 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte në shkollë në Itali. I la përgjysmë studimet në shtetin italian dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia. Në Itali nuk pati bërë asnjë punë. Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, dy vajzave dhe një Visit.

Për vajzat kam marrë kredi 12 500 euro, se ka qenë makinë e vogël, markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam pasur. Jemi familje tradicionale malësore. Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, por se provimet nuk i dha, s’e ka marrë diplomën.

Pati hapur vetë i dyti, me një djalë nga Tirana që nuk e mbaj mend emrin e riparonin lodrat, që luanin këta me kuaj. Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ‘99, kur bandat ishin rrugës. Kam pasur një makinë 2400, i kisha paratë në bagazh e i çoja në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time.

SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive të paluajtshme të Ervis Martinajt dhe personave të lidhur me të, pasi dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal. Pasuria që kërkohet të sekuestrohet kap vlerën e 10 mililionë eurove.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI