Flash

Sot në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”

Lapsi.al 20 May 2026
Sot në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e

Gjykata Kushtetuese shqyrton  sot kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të shpallet antikushtetuese masa e “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë. Seanca e cila pritet të nisë në orën 10:00 do te zhvillohet mbi baze dokumentesh, pa praninë e palëve.

Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës. Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI