Flash

Protesta në Shkup/ Bardhi: Skandaloze që të rinjtë shqiptarë trajtohen si kriminelë

Lapsi.al 20 May 2026
Protesta në Shkup/ Bardhi: Skandaloze që të rinjtë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve nga policia maqedonase, të cilët u mbajtën për afro 9 orë. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se është skandaloze që studentë shqiptarë dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bardhi thekson, se skandaloze është edhe heshtja e Tiranës zyrtare dhe e qeverisë. Sipas tij, nuk pati asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë.

Reagimi i Bardhit:

Dënoj me forcë ndalimin arbitrar dhe trajtimin çnjerëzor që policia e Maqedonisë së Veriut u bëri rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinjë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.

Por po aq skandaloze është heshtja e e Tiranës zyrtare. Asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare. Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë të poshtëruar dhe të keqtrajtuar në kufi. Asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë procedurë normale. Ky nuk është kontroll kufitar. Kjo është pengmarrje shtetërore.

Kur bëhet fjalë për propagandë boshe mbi “stabilitetin rajonal”, për rolin e “liderit global” që Edi Rama ka aq qejf t’ia përsërisin autokratët e Ballkanit apo për foto e samite para kamerave, Tirana zyrtare nuk lë vend pa u mburrur. Por kur policia e Maqedonisë së Veriut merr praktikisht peng të rinjtë shqiptarë, i ndalon për orë të tëra pa asnjë akuzë, i trajton si kriminelë vetëm pse mbështesin protestat për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij zhduken.

Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë.

Të këshilluara

Biznesmeni Elman Abule shkon në GJKKO

Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë. Raportohet se në GJKKO është paraqitur b...

09:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI