Flash

Njeriu i Trump për ambasador në Tiranë: Porto Romano mund të shfrytëzohet për NATO-n

Lapsi.al 20 May 2026
Njeriu i Trump për ambasador në Tiranë: Porto Romano mund të

Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, ka deklaruar para Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan se Porto Romano është një infrastrukturë me rëndësi strategjike për synimet e NATO-s.

Gjatë seancës së konfirmimit, Wendt u shpreh se Shqipëria ka përmbushur objektivin prej 2% të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ka marrë angazhime për rritje deri në 5%, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për përdorimin më të gjerë të infrastrukturës portuale në funksion të Aleancës.

“Kam besim se do të ketë mënyra të ndryshme që do të gjejmë për të tejkaluar detyrat ushtarake dhe për të përmbushur synimet e NATO-s, përfshirë edhe përdorimin e Porto Romanos, një nga portet kryesore që në të ardhmen mund të shfrytëzohet. Dërgimi i pajisjeve ushtarake do të kishte përfitime, ndërsa përmirësimi i infrastrukturës është gjithashtu i rëndësishëm”, deklaroi Wendt.

Ai shtoi se, nëse konfirmohet në detyrë, do të jetë i fokusuar edhe në mbështetjen e bizneseve amerikane që operojnë në Shqipëri, pa dallime apo preferenca, duke theksuar se roli i tij do të jetë lehtësimi i aktivitetit të tyre ekonomik.

“Nuk kam informacion të plotë për investimet në Shqipëri, por detyra ime si ambasador është të mbështes bizneset amerikane, të gjitha pa preferenca. Gjithashtu do të sigurohem që kjo të bëhet në mënyrën e duhur, veçanërisht në aspektin e korrupsionit. SPAK ka qenë shumë efektiv. Kur të jem në terren, do të kuptojmë më mirë situatën”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato...

17:00

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Më herët ish-kryebashkiaku i Bashkisë Tepelenë është pyetur në SPAK për firmat që ka hedh...

15:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI