Flash

I doli emri gjatë përgjimit në rajon, detajet si u arrestua polici në Sarandë

Lapsi.al 20 May 2026
I doli emri gjatë përgjimit në rajon, detajet si u arrestua

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i një efektivi të Policisë së Sarandës, i kryer mbrëmjen e së martës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në bashkëpunim me Prokurorinë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në pranga ka rënë nënkomisari Edmond Ruçi, specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet kanë nisur pas ndalimit të dy personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se gjatë shoqërimit të tyre, në ambientet e dhomave të ndalimit janë instaluar pajisje përgjimi, çka ka çuar më pas në evidentimin e dyshimeve ndaj efektivit të policisë.

Pas përgjimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nga AMP dhe Prokuroria, është bërë edhe ndalimi i oficerit Edmond Ruçi.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj efektivit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrethanat e çështjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI