Flash

Emergjencë në kroçiere, evakuohet drejt spitalit të Durrësit turisti britanik

Lapsi.al 20 May 2026
Emergjencë në kroçiere, evakuohet drejt spitalit të

Një pasagjer britanik është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Durrës pasi shfaqi probleme të rënda shëndetësore në bordin e kroçierës “Marbella Explorer II”, që po lundronte nga Korfuzi drejt Kotorrit. Sipas autoriteteve portuale, rreth orës 23:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një sinjal emergjence nga kroçiera, e cila ndodhej afro 20 milje larg bregdetit të Durrësit. Në bord ndodhej një shtetas anglez me inicialet C.P., i cili kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Pas nxjerrjes nga kroçiera, pasagjeri britanik u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Burime nga operacioni bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI