Flash

Berisha: PD e gatshme të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet

Lapsi.al 20 May 2026
Berisha: PD e gatshme të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR për

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot mbledhjen e grupit të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për zgjedhje të blera dhe lobingje të paguara.

“Lobingjet e Ramës, të paguara, kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar flet për parti shtet në Shqipëri. Partia shtet zgjedhje nuk zhvillon, zhvillon farsë elektorale. Kjo është bërë falë punës së ndershme të OSBE-ODHIR, që atë vëzhgim të zgjedhjeve e paraqitën me vërtetësi të madhe para komunitetit ndërkombëtar. Sot punohet për komisionin e Reformës, mbi bazën e dokumenteve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. U jemi shumë mirënjohës, me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do u jepej përgjigje problemeve madhore të farsës elektorale. Është bërë dhe po bëhet punë e mirë nga Komisioni i Reformës Territoriale. Janë organizuar dëgjesa në vlerësimin tim të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre për pseudoreformën e Ramës që ishte e tëra në funksion të shpopullimit të qeverisë. Përshëndes anëtarët e komisionit, qytetarët, dhe i garantoj që jemi të vendosur të paraqesim hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve. Këtë na e bën të mundur ekspertiza që ka kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale pranë KE. Ai shoi të gjitha komunat malore. As Çugulloviçi nuk do e bënte këtë gjë, ku shkoi Edi Rama. Ndaj e vlerësoj punën me transparencë që po bëhet. Siç vlerësoj dhe grupin e punës që ka bërë punën për zbatimin e vendimeve të gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit. GJK hodhi poshtë aneksimin e parlamentit, aktin e pseudomazhorancës, që konsistonte në një rregullore pa konsum me opozitën. E bënë në mënyrë të rrufeshme, në kundërshtim me rregulloren. GJK e hodhi poshtë këtë akt si antikushtetues. Urdhëroi parlamentin që pas zbardhjes të bënte amendimet e domosdoshme Kuvendi, që të respektohej vendimi i saj.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Biznesmeni Elman Abule shkon në GJKKO

Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë. Raportohet se në GJKKO është paraqitur b...

09:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI