Flash

Tirana pret “Dialogët Liberalë”, në fokus demokracia, sipërmarrja dhe Europa

Lapsi.al 19 May 2026
Tirana pret “Dialogët Liberalë”, në fokus demokracia,

“Nuk ka demokraci pa liri. Nuk ka sipërmarrje pa liri. Nuk ka Europë pa liri.” Me këtë mesazh u zhvillua sot në Tiranë një takim mes profesorësh, politikanësh, sipërmarrësish dhe studentësh italianë e shqiptarë, ku në fokus ishte liberalizmi bashkëkohor, sfidat e demokracisë europiane dhe roli i arsimit në formësimin e një brezi të ri liderësh.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi lidhjen mes lirisë ekonomike, inovacionit dhe integrimit europian, si dhe mbi nevojën për të forcuar mendimin kritik dhe kulturën demokratike në rajon.

Takimi u përshëndet nga zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, presidenti i "Fondacionit Luigi Einaudi" dhe ish-senatori italian Andrea Cangini, si dhe dekani i Shkollës së Biznesit MIB në Trieste, Andrea Tracogna.

Folësit kryesorë të panelit ishin Alessandro Sterpa, profesor i asociuar i Institucioneve të së Drejtës Publike në Universitetin e Tuscia-s; Martina Dlabajová, ish-anëtare e Parlamentit Europian për grupin ALDE/Renew Europe gjatë viteve 2014–2024; si dhe Gentian Elezi, profesor rezident në Kolegjin e Europës në Tiranë dhe ish-zëvendësministër për Integrimin Europian.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të “Dialogëve Liberalë”, një nismë ndërkombëtare që synon të bashkojë liderë të rinj, akademikë dhe institucione nga Italia dhe Europa Juglindore për të nxitur debatin mbi sfidat e demokracisë, integrimit dhe qëndrueshmërisë politike në rajon.

Takimi u organizua nga Fondazione Luigi Einaudi, MIB School of Management dhe Observatori i Europës Juglindore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI