Flash

Studimi, obeziteti nuk është një epidemi globale, Shqipëria pëson rritje të shifrave

Lapsi.al 19 May 2026
Studimi, obeziteti nuk është një epidemi globale, Shqipëria

Obeziteti nuk është një epidemi globale siç edhe është thënë deri më sot nga ekspertët e shëndetësisë botërore.

Ky është përfundimin në të cilin ka dalë një studim global, i cili ka rrëzuar idenë se obeziteti po përhapet njësoj në të gjithë botën. Kërkimet e publikuar në revistën shkencore Nature, tregojnë se normat e obezitetit janë stabilizuar në shumë vende të pasura të Europës Perëndimore, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ato po rriten me ritme alarmante.

Studimi analizoi të dhënat e 232 milionë personave në 200 vende, nga viti 1980 deri në 2024. Sipas studiuesve, vendet si Franca, Italia dhe Portugalia kanë nisur të shfaqin ulje të lehta të obezitetit tek fëmijët.

Fatkeqësisht, Shqipëria po ndjek trendin në rritje. Sipas të dhënave zyrtare 1 në 3 fëmijë të moshës 7 deri në 9 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 14 % konsiderohen obezë. Po ashtu jetojnë me obezitet edhe 20 % e të rriturve ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rritje të mëtejshme të shifrave në vitet e ardhshme.

Studiuesit thonë se obeziteti lidhet me konsumimin e ushqimeve ultra të përpunuara, mungesën e aktivitetit fizik dhe pabarazitë ekonomike. Ata paralajmërojnë se pa masa konkrete, shumë vende përfshirë edhe ato të Ballkanit rrezikojnë të përballen me pasoja afatgjata për sistemet shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI