Flash

Sistem i ri me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

Lapsi.al 19 May 2026
Sistem i ri me probleme të vjetra, bizneset ankohen për

Nisja dje nga puna të platformës e-Albania me teknologji dhe standarde moderne për aksesim, nuk ka rritur të zgjidhë problematikat me mosfunksionimin e portalit, që tashmë prej muajsh hasin bizneset në vend. Vetëm pak orë pas nisjes nga puna të platformës së re e-Albania, bizneset kanë nisur të ankohen që portali i ri nuk është funksional për një sërë shërbimesh.

“E-Albania nuk është funksionale dhe sistemi ngec vazhdimisht. Aktualisht paraqitet më problematik se më parë dhe nuk lejon përfundimin e shërbimeve online”, pohon njeri prej tyre.

“Për momentin faturat nuk po shkarkohen, sistemi ka ngecje në funksionim”, thotë një tjetër biznes.

Bizneset pohojnë se po hasin probleme konkrete në platformën e-Albania, si:

-nuk shfaqen taksat e bashkisë dhe sistemi nuk realizon kryqëzimin me databazat e tjera, duke sjellë vonesa dhe vështirësi në marrjen e shërbimeve.

-nuk pranon aplikimet me nënshkrim elektronik, duke shfaqur mesazh gabimi dhe duke penguar përfundimin e procedurave

-nuk shkarkohen faturat

Pak ditë më parë e-Albania njoftoi se portali nuk do të jetë funksional për 3 ditë, përkatësisht për ditët nga 15 deri mëngjesin e 18 Majit, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë për aksesimin.

AKSHI: Platforma e re tërësisht e modernizuar dhe funksionale

AKSHI njoftoi gjithashtu se platforma e re e-Albania, e cila është ridizenjuar, dhe modernizuar ka sjellë një nivel të ri aksesi dhe gjithëpërfshirjeje.

Sipas AKSHI-t, platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë, më të sigurt dhe më intuitive për qytetarët dhe bizneset.

“E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0 garanton më shumë qëndrueshmëri, efikasitet dhe besueshmëri në çdo shërbim online.

Platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë.

Për bizneset, e-Albania 2.0 prezanton funksionalitete të reja për menaxhimin e autorizimeve dhe delegimin e përkohshëm të përdorimit të shërbimeve elektronike, me kontroll të plotë, fleksibilitet dhe gjurmueshmëri të çdo veprimi.

Sistemi i ri i autentikimit sjell më shumë siguri për përdoruesit përmes metodave të avancuara të verifikimit me dy faktorë dhe opsioneve të reja të identifikimit”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:26

Parashikimi i motit, 19 Maj 2026

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare...

07:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI