Flash

Shqipëria në ngërç me integrimin, sot nuk pati vendim për raportin IBAR

Lapsi.al 19 May 2026
Shqipëria në ngërç me integrimin, sot nuk pati vendim

Grupi i punës i ekspertëve nga 27-të shtetet anëtare të BE-së i quajtur ndryshe COELA u mblodh sot në Bruksel por nuk e ka miratuar ende zyrtarisht Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë të enjten do të ketë një përpjekje tjetër për të gjetur një konsensus me shtetet skeptike pas garancive të reja që i ka paraqitur pala shqiptare presidencës qipriote për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së sidomos në mos pengimin në vijim të punës së SPAK-ut dhe organeve të tjera të drejtësisë.

Drafti i ri që u paraqit sot si mekanizëm kompromisi nga ana e presidencës qipriote të BE ka përfshirë po ashtu më shumë kushte sa i përket luftës ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe atyre për trajtimin e pakicave kombëtare.

Në fund u vendos që gjatë ditës së enjte të vijojnë diskutimet për gjetjen e konsesusit. Në këto kushte ende raporti IBAR nuk ju ka kaluar ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së siç pretendoi ministri Gogu.

Në rast kompromisi në nivelin e ekspertëve mbledhja më e afërt e ambasadorëve është të premten e kësaj jave.

Të këshilluara

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI