Flash

Shqipëria, anomali në lindje/ INSTAT: Djemtë mbi normën natyrale

Lapsi.al 19 May 2026
Shqipëria, anomali në lindje/ INSTAT: Djemtë mbi normën

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej. Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.

Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.

Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë./Monitor.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:26

Parashikimi i motit, 19 Maj 2026

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare...

07:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI