Flash

Pas Trump, Putin mbërrin në Pekin

Lapsi.al 19 May 2026
Pas Trump, Putin mbërrin në Pekin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur këtë të martë në Pekin, ku pritet të zhvilloj një takim me presidentin kinez Xi Jinping. Kjo vizitë e cila synon të forcojë lidhjen midis Moskës dhe Pekinit, vjen vetëm disa ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump përfundoi një udhëtim historik në Kinë.

Kremlini tha se Putin dhe Xi priten të diskutojnë mënyrat për të thelluar partneritetin strategjik Rusi-Kinë dhe të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale. Në qendër të diskutimeve do të jenë lufta në Ukrainë dhe në Iran si dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare. Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët pas takimeve të tyre.

Mediat shkruajnë se udhëtimi i Putinit vjen menjëherë pasi Trump përfundoi vizitën e tij të parë në Kinë. Ai ishte një udhëtim i përqendruar në stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara midis Uashingtonit dhe Pekinit mes tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë forcuar ndjeshëm që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Që atëherë, Rusia është bërë gjithnjë e më e varur ekonomikisht nga Kina, veçanërisht pasi Pekini mbetet një blerës i madh i naftës ruse të sanksionuar.

Një nga çështjet kryesore që pritet të përfshihet në bisedime është gazsjellësi i propozuar “Fuqia e Siberisë 2”, një projekt i madh energjetik që do të transportojë gazin natyror rus në Kinë përmes Mongolisë. Moska e ka shtyrë përpara projektin si një rrugë alternative strategjike për eksportet e energjisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI