Flash

Nuk i ndalon policisë/ I riu me "Porsche" përplas 2 makina në Fier

Lapsi.al 19 May 2026
Nuk i ndalon policisë/ I riu me "Porsche" përplas 2 makina

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Dyshohet se shoferi nuk i ka ndaluar thirrjeve të patrullës së policisë për të ndaluar, e më pas ka shkaktuar aksidentin.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /Top Channel

Të këshilluara

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI