Flash

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë?

Lapsi.al 19 May 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë?

Jo vetëm vera dhe fundjavat e gjata, por shqiptarët e Kosovës po vazhdojnë ta mbajnë të gjallë turizmin në Shqipëri gjatë gjithë vitit, ndërsa marsi konfirmoi edhe një herë se ata mbeten ndër vizitorët më besnikë të tregut shqiptar.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi strukturat akomoduese tregojnë se gjatë marsit të këtij vitit, mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, udhëtime të shkurtra, takime familjare apo fundjava larg rutinës. Në hotele dhe struktura akomoduese në vend u regjistruan 108 mijë e 391 vizitorë të huaj, ndërsa 12% e tyre ishin nga Kosova. Kjo do të thotë se rreth 13 mijë shqiptarë të Kosovës kaluan të paktën një natë në Shqipëri vetëm gjatë muajit mars.

Kosova rezulton vendi i dytë me numrin më të madh të turistëve në Shqipëri, menjëherë pas Italisë, duke lënë pas tregje shumë më të mëdha europiane si Gjermania, Franca apo Britania e Madhe.

Fluksi i lartë i shqiptarëve të Kosovës nuk shihet më vetëm në muajt e nxehtë të verës. Tashmë vizitat janë kthyer në një lëvizje të përhershme gjatë gjithë vitit, sidomos drejt Tiranës, Durrësit, Shëngjinit dhe jugut të vendit.

Ndërkohë, lëvizja në kahun tjetër mbetet dukshëm më e ulët. Sipas statistikave të publikuara nga Kosova, gjatë marsit vetëm 7 mijë e 477 shqiptarë u akomoduan në hotelet e Kosovës. Edhe pse numri ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë, diferenca mbetet e madhe, qytetarët ngaa Kosova që vizitojnë Shqipërinë janë pothuajse dyfish më shumë sesa shqiptarët që udhëtojnë drejt Kosovës.

Në total, Kosova regjistroi 27 mijë e 469 vizitorë të huaj gjatë marsit, ndërsa shqiptarët përbënin grupin më të madh të tyre.

Shifrat tregojnë qartë se turizmi mes dy vendeve nuk është më vetëm sezonal. Por nëse Shqipëria vazhdon të jetë zgjedhja e parë për qytetarët nga Kosova, shqiptarët e Shqipërisë ende nuk po e kthejnë me të njëjtin ritëm interesin për të vizituar Kosovën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI