Flash

Kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Senat

Lapsi.al 19 May 2026
Kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër

Nesër, në orën 16:00 me orën lokale shqiptare, kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procedurës së konfirmimit për postin diplomatik në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare.

Emri i tij u propozua nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI