Flash

Në dalje të SPAK, Agron Tare përplaset me gazetarin e Syri TV

Lapsi.al 19 May 2026
Në dalje të SPAK, Agron Tare përplaset me gazetarin e Syri TV

Agron Tare ish-drejtori i Portit të Durrësit, vëllai i futbollistit të njohur Igli Tare është paraqitur sot në SPAK. Tare ka qëndruar për pak kohë në institucionin e akuzës nga ku më pas është larguar teksa në dorë mbante një shkresë.

Por përballja me gazetarët para Prokurorisë së Posaçme duket se nuk i ka pëlqyer ish-Drejtorit të Portit të Durrësit i cili është parë t'u hakërrehet gazetarëve.

Syri TV raporton se teksa dilte nga dyert e SPAK, Tare nuk ka kursyer ofendimet ndaj gazetarit Gjinaj, i cili ishte duke kryer detyrën e tij si gazetar për informimin e opinionit publik. Tare ka kërkuar të mos e filmojnë me pretendimin se nuk është personazh publik.

Agron Tare, që më herët ka mbajtur postin e ambasadorit në Turqi dhe Drejtor i Portit të Durrësit nuk ka pranuar të sqarojë se në çfarë pozitash u paraqit në SPAK, por prej kohësh emri i tij dhe familjarëve të tij janë lakuar në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI