Flash

Hayden Panettiere zbulon incidentin me një aktor të famshëm

Lapsi.al 19 May 2026
Hayden Panettiere zbulon incidentin me një aktor të famshëm

Aktorja e njohur Hayden Panettiere ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj të ri autobiografik “This Is Me: A Reckoning”, ku pretendon se një “aktor dhe regjisor fitues i Oscar-it” i është ekspozuar në mënyrë të papërshtatshme kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Aktorja e serialit “Nashville”, tashmë 36 vjeç, tregon se ngjarja ndodhi pasi një shoqe e ftoi në një festë në apartamentin e saj në Los Feliz, Kaliforni.

Sipas Panettiere, në festë ndodheshin vetëm ajo, shoqja e saj dhe një grup i vogël burrash që po bisedonin, pinin dhe konsumonin marihuanë. Ajo thotë se u ndje menjëherë në siklet.

“Këta burra dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, sikur dinin diçka që unë nuk e dija,” shkruan ajo në libër.

Aktorja rrëfen se teksa po largohej nga festa, fituesi i Oscar-it iu afrua për t’i uruar natën e mirë dhe e paralajmëroi të bënte kujdes, duke pretenduar se dikush kishte hedhur çamçakëz në tokë dhe i ishte ngjitur në pantallona.

Kur ajo uli shikimin, situata mori një kthesë tronditëse.

“Pashë poshtë dhe u tërhoqa menjëherë. Testikujt e këtij aktori të respektuar dhe fitues çmimesh po dukeshin nga zinxhiri i hapur i pantallonave,” shkruan Panettiere.

Megjithatë, aktorja thekson se edhe pse incidenti nuk e dëmtoi emocionalisht, e la të shokuar.

“Burrat në Hollywood kishin qenë gjithmonë të sjellshëm dhe respektues me mua. Mund të kishte pasur ndonjë puthje në buzë apo ndonjë koment të papërshtatshëm, por asgjë nuk e kishte kaluar kufirin,” shprehet ajo.

Në librin e saj, Panettiere flet edhe për marrëdhënien e dhunshme me ish-partnerin Brian Hickerson, lidhjen me bashkëaktorin Milo Ventimiglia, si dhe për raportin e komplikuar me nënën e saj, Lesley Vogel.

 

Të këshilluara

Detaje nga ndarja e Pete Davidson me modelen

Pete Davidson po kalon me qetësi ndarjen nga partnerja e tij Elsie Hewitt, pavarësisht se lajmi për fundin e lidhjes së tyre erdhi vetëm pesë muaj pas lindjes s...

19:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI