Flash

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur

Lapsi.al 19 May 2026
Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjendja ekonomike në Shqipëri është në gjendje katastrofike. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Berisha u shpreh se, gjatë katër viteve të fundit kostoja e jetesës është rritur me rreth 60 përqind, duke vendosur Shqipërinë ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve.

Sipas tij, qeveria është përfshirë në korrupsion dhe abuzim me fondet publike, duke pretenduar se vlera e vjedhjeve në tendera arrin në rreth 1.2 miliardë euro në vit dhe se kjo shifër tejkalon fondin e pensioneve të vendit.

Deklarata e Berishës:

"Gjendja ekonomike e shqiptarëve po rrokulliset me shpejtësi. Institucione serioze të pavarura dëshmojnë se katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind. Është rritja më e madhe pas Iranit, Haitit, të cilët dihet që janë në problematika, njëri në luftë dhe në diktaturë, tjetri në sundimin e bandave si Shqipëria. Çmimet rriten çmendurisht. Sot, Shqipëria është njëri nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë.

Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë, vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e fondeve publike.

Treguesit janë katastrofikë. Vetëm pesë gjer në tetë përqind e projekteve, përfundojnë. Të tjerat avullojnë, grabiten. Korrupsioni, vjedhja në tendera arrin në vit në 1.2 miliardë euro. Vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve të Shqipërisë. Vetëm në tendera. Shpalljet se Shqipëria investon 10 përqind të Prodhimit të Brendshëm janë një mashtrim i paskrupullt.Për të arritur në këtë shifër të pavërtetë, qeveritarët llogarisin tenderat e dështuar, e anuluar.

Fakti është se investimet arrijnë gjithsej 4.9 përqind, arrijnë në shifrat më të ulëta në Evropë. Akoma më katastrofik është finalizimi i projekteve. Gjithsej pesë deri në 8 përqind. Do thoni ju, shtet i falimentuar. Shtet hajdut! Kompanitë nuk përfundojnë asgjë në afat sepse ndajnë paratë me qeveritarët. Ndaj dhe rruga ku ndërton shkon siç shkoi rruga Qukës- Qafë Pllocë 16 vite, Rruga e Arbrit 14 vite, dhe punët publike me radhë. Në themel të të gjithë këtij, në pamje dështimi të madh, është vjedhja e madhe e fondeve nga qeveritarët. Ndaj dhe rënia katastrofale e transparencës në prokurime nga 80 pikë që ishte në vitet 2010-2012 nga Tender Europe, ka zbritur në 64 pikë në vitin 2026. Rrokullisje e paimagjinueshme!", deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI