Flash

Arrestimet në Sarandë, Lamallari e Hita takim për ndërtimet pa leje

Lapsi.al 19 May 2026
Arrestimet në Sarandë, Lamallari e Hita takim për ndërtimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ishte në Sarandë për një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, IKMT dhe institucioneve vendore, me fokus kontrollin e territorit dhe garantimin e sigurisë publike në zonat bregdetare.

Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe, tha ministri gjatë fjalës së tij.

"Dilni për Zot përgjegjësisë që ju është dhënë. Ne nuk mund të lejojmë të cënohet diçka që është më e madhe. Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional", u shpreh ministri Lamallari.

Të pranishëm në takim ishin edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe kreu i IKMT, Afrim Qëndro, si dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI