Flash

Të martën mbledhja për IBAR/ Më në fund vendet e BE drejt konsensusit për Shqipërinë

Lapsi.al 18 May 2026
Të martën mbledhja për IBAR/ Më në fund vendet e BE

Të martën në orën 10:00 COELA do mblidhet sërish për të diskutuar Raportin e IBAR për Shqipërinë. Këshilli i BE për A2CNN tha se shtetet anëtare janë pranë një dakordësie, edhe pse janë ende disa shtete që nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së, ashtu siç është propozuar nga Presidenca e Unionit.

Gjithashtu, sipas Këshillit të BE në një reagim për A2CNN: "Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin pas mbledhjes së nesërme".

Në vijim të përgjigjes thuhet se nëse arrihet një marrëveshje në takimin e nesërme të COELA, plani është që dosja t’i kalojë COREPER të premten (22 maj) dhe, pas miratimit të draftit të Presidencës së BE, të nisë planifikimi i Konferencës Ndërqeveritare në ditët në vijim.

Tani në tryezë është drafti final, që sipas burimeve diplomatike të A2CNN ka ndryshuar shumë nga ai fillestari i propozuar nga KE. Drafti i Presidences së BE ka më shumë kritere dhe ashpërsime në luftën ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe për pakicat kombëtare. /Marrë nga A2 CNN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI