Flash

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup

Lapsi.al 18 May 2026
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”.

Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje artistëve, sportistëve dhe figurave të tjera publike që t’i bashkohen tubimit.

Protesta e sotme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyre prej ministrit të Drejtësisë. Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 18 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI