Flash

Shqiptari i dënuar për νrasje rikthehet në Angli pas ekstradimit në Shqipëri

Lapsi.al 18 May 2026
Shqiptari i dënuar për νrasje rikthehet në Angli pas

Mediat britanike vijojnë t’i kushtojnë vëmendje rasteve të shqiptarëve me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi, gazeta britanike 'Daily Mail' ka publikuar një artikull për 54-vjeçarin shqiptar Afrim Sinani, i dënuar në Shqipëri me 20 vite burg për vrasje.

Sipas raportimit, Sinani është rikthyer në Britani më shumë se një dekadë pasi ishte deportuar. Ai u fotografua së fundmi në një zonë të Londrës verilindore, ku dyshohet se jeton me familjen në një banesë sociale.

Daily Mail shkruan se Sinani u dënua në vitin 1996 pasi vrau një person për hakmarrje. Në vitin 2000, ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me bashkëshorten, i fshehur në një kamion. Më pas, duke përdorur identitetin e rremë “Afrim Pulaj”, ai arriti të përfitonte azil dhe pasaportë britanike, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.

Ai jetoi për vite me radhë në Ilford të Essex-it me bashkëshorten dhe tre fëmijët, deri sa u arrestua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2010, pas një kërkimi ndërkombëtar. Sipas medias britanike, ai u lirua nga burgu në Shqipëri në vitin 2017, ndërsa ende nuk dihet se si dhe kur është rikthyer në Britani.

Artikulli thekson gjithashtu se në vitin 2021, në adresën aktuale të familjes së tij në Londër është regjistruar një kompani ndërtimi në emër të bashkëshortes dhe djalit të tij. Kur gazetarët e Daily Mail shkuan në banesën ku dyshohet se jeton Sinani, bashkëshortja e tij deklaroi se ai nuk ndodhej aty dhe refuzoi të komentonte.

Lidhur me rastin reagoi edhe sekretari i Brendshëm në Britani, Chris Philp i cili kërkoi deportimin e menjëhershëm të shqiptarit. Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike deklaroi se mbetet e angazhuar për largimin sa më të shpejtë të shtetasve të huaj të përfshirë në vepra penale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 18 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI