Flash

Protesta për gjuhën shqipe, maqedonasit arrestojnë tre studentë shqiptarë

Lapsi.al 18 May 2026
Protesta për gjuhën shqipe, maqedonasit arrestojnë tre

Tre protestues janë arrestuar në Shkup gjatë protestës për përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla. Mësohet se ata janë studentë që janë arrestuar nga autoritetet vendase, për arsye ende të panjohura.

Në fjalën e mbajtur, organizatori i protestës Mevlan Ademi theksoi se “jemi për barazi dhe respekt”, dhe të gjithë bashkë do të kërkojmë të drejtat tona.

“Ky zë nuk ndalet, kalon brez pas brezi. Çohu shqiptar për gjuhën tonë”, tha ai.

Një tjetër student i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë të japë dorëheqjen, duke theksuar se "shqiptarët nuk do të lodhen së kërkuari të drejtat e tyre".

Po ashtu një apel ata ia drejtuan edhe kryeministrit Mickovski, që të tregojë se zgjidhja vjen me dialog, dhe kjo çështje duhet të bashkojë gjithë partitë. "Sa më shumë të injorohet zëri i studentëve, do të rritet revolta. Ne rebelohemi kur na mohohet e drejta", shprehen studentët.

Kjo është protesta e dytë në Shkup e organizuar nga studentët shqiptarë që kërkojnë që të zhvillojnë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqip.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI