Flash

Protesta e studentëve në RMV/ Organizatorët: Zvarrisin gjuhën shqipe prej dy vitesh!

Lapsi.al 18 May 2026
Protesta e studentëve në RMV/ Organizatorët: Zvarrisin

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë sërish në rrugë, duke shprehur zhgënjimin e thellë me heshtjen e institucioneve pas protestës së parë të mbajtur disa javë më parë.

Një prej organizatorëve, Mevlan Ademi tha në Syri TV se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë: zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet, duke filluar me mundësinë për të dhënë provimet përfundimtare në gjuhën e tyre amtare.

Këtë herë, thirrja e studentëve është më e gjerë dhe përfshin të gjitha degët e studimit.

Sipas Ademit, provimet në fakultete kyçe si Arkitektura, Mjekësia, Psikologjia, Ekonomia dhe Juridiku vazhdojnë të mbahen vetëm në gjuhën maqedonase, çka sipas tyre, përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

Ademi theksoi se që nga protesta e parë, më shumë se një muaj më parë, nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet apo Ministria e Arsimit. Premtimet për zgjidhje, disa prej të cilave datojnë dy vite më parë, kanë mbetur vetëm fjalë.

Të vetmet informacione kanë ardhur përmes medieve, u shpreh ndër të tjera Ademi, ku zyrtarët kanë përmendur krijimin e "grupeve të punës", një lëvizje që ata e shohin si taktikë zvarritëse.

"Kësaj radhe nuk protestojmë vetëm për provimin e jurisprudencës, po protestojmë për të gjitha provimet dhe për të gjitha studentët, në tërësi për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Janë provimet në arkitekturës, të mjekësisë, të psikologjisë, të ekonomisë dhe të juridikut, që janë të gjitha në gjuhën maqedonase dhe kësaj radhe siç thashë, nuk protestojmë, protestojmë edhe që profesionistët pasi t'i kryejnë studimet të mundin të punojnë në gjuhën e tyre amtare, në gjuhën në të cilën kanë studiuar.

Premtimi realisht është dhënë prej fillimit. Premtimin e parë e kemi marrë para dy viteve dhe prej atëherë s'ka ndodhur kurrgjë. Dhe kësaj, një muaj e gjysmë nga protesta e parë nuk kemi patur asnjë lloj komunikate me, me asnjë përfaqësues zyrtar ose diçka, të na kontaktojnë apo diçka. Kanë qenë vetëm premtime dhe kanë thënë që kanë hapur grupe pune. Nuk e kemi të qartë pse të hapen grupe pune kur gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend dhe nuk duhet të presim ne mendimin e një komisioni kur kushtetuta është dhe shumë e qartë, që gjuha që e flasin të paktën 20%, në këtë rast është vetëm gjuha shqipe, është gjuhë zyrtare në vend. Ne këtë jemi duke kërkuar, për këtë jemi edhe duke dalë për të protestuar.

Të gjitha informacionet që i kemi marrë, i kemi marrë nga mediumet, ku kanë dalë me dalje publike dhe janë pyetur nga gazetarët, por gjithsesi, edhe aty kanë qenë premtime, të paktën unë ta them, pa afate kohore, të cilat na kanë zhgënjyer. Të paktën të kishim një afat kohor, të dinim se sa do shkojë që derisa të miratohet, sepse ne e kemi të qartë se gjërat nuk ndodhin për një orë ose për një ditë, ka ata procedurat e veta, por të gjitha këta munguan, për shkak të së cilës edhe u detyruam të dalim kësaj radhe edhe njëherë të protestojmë dhe të protestojmë në përgjithësi për gjuhën shqipe sot. Ne realisht kemi thirrur të gjithë në mbështetje. Sa do jetë mbështetja, do shihet sot në numrin e pjesëmarrësve.

Ne kemi nisur një rezolutë, të cilën e kanë nënshkruar deputetët shqiptarë dhe ca deputetë të minoriteteve këtu në vend. Po, realisht është e nënshkruar vetëm nga partitë opozitare. Partitë e pushtetit nuk e kanë nënshkruar dhe nuk dua t'i hyj atij debatit sepse apo si. Ne përsëri i thërrim ata për mbështetje. Tirana zyrtare ka qenë shumë mbështetëse gjatë gjithë kohës. Kemi patur edhe gjatë panelit që jemi ftuar atje, gjatë samitit të diasporës, na kanë pritur katër ministra. Shpresoj që të vazhdojnë me këtë punë dhe të bëjnë thirrje edhe ndoshta edhe pak më serioze" tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI