Flash

Protesta/ Arrestohen tre studentë shqiptarë në Shkup

Lapsi.al 18 May 2026
Protesta/ Arrestohen tre studentë shqiptarë në Shkup

Tre studentë shqiptarë janë arrestuar në protestën e zhvilluar në Shkup, ku kërkohet që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të protestuesve.

Organizatori i protestës, Mevlan Ademi është shprehur se protesta nuk synon përplasje, por mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe barazinë institucionale.

“Sot nuk kam ardhur të flas me ata. Sot kam ardhur të flas me ju. Sa kohë duhet të presim që, në qytetin e tij, një shqiptar të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë”, tha Ademi.

Në protestë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Tubimi u zhvilluar pranë Urës së Gurit në Shkup, ku morën pjesë mijëra studentë nga trevat shqiptare. Kjo është protesta e dytë që vjen si shprehje e revoltës së studentëve pas refuzimit të kërkesës së tyre nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov.

Sipas Ligjit për Provimin e Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, nuk ekziston ndonjë kufizim që detyron dhënien e provimit vetëm në gjuhën maqedonase. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar në vitin 2019, detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin e gjuhës shqipe nëse të paktën 20% e qytetarëve flasin këtë gjuhë.

Neni 2 dhe Neni 5 i këtij ligji përcaktojnë qartë që institucionet shtetërore dhe gjykatat duhet të mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha procedurat zyrtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI