Flash

Plagoset efektivi në Shkozë/ Dyshimet e para, prishje pazaresh droge

Lapsi.al 18 May 2026
Plagoset efektivi në Shkozë/ Dyshimet e para, prishje pazaresh droge

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur gjatë natës kur ai ishte jashtë shërbimit. 30-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij në shoqërinë e një fqinji, i cili rezulton në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje. Hetimet paraprake dyshojnë se objektiv i atentatit ishte pikërisht fqinji dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë pse efektivi po shoqërohej me një person që po thyente arrestin e shtëpisë, veprim për të cilin Kumaraku nuk kishte njoftuar kolegët e tij. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 18 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:35

Bullgaria fiton Eurovision 2026

Bullgaria ka fituar Eurovision 2026 me këngën “Bangaranga”. “Bangaranga” është një energji e veçantë që secili e mban brenda vetes. Momenti kur vendos të jetos...

01:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI